02:03 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plas debati i fortë. Blerta Tafani: Ti e degjeneron shoqerinë, fatkeqësi e madhe nëse lind fëmijë. Xheni Karaj: Kjo është injorancë e madhe

20:12 | 08/06/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas debati i fortë. Blerta Tafani: Ti e degjeneron shoqerinë, fatkeqësi e madhe nëse lind fëmijë. Xheni Karaj: Kjo është injorancë e madhe

Organizatat e komunitetit LGBT kërkojnë që fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Marsela Lekli, Blerta Tafani dhe Xheni Karaj debatuan sa i takon përdorimit të tërmave të sipërmendura, por dhe qasjes ligjore dhe në bisedatat e përditshme të tyre.

Psikologia Marsela Lekli nënvizoi mundësinë e një rrisku social duke pasur familje me prindër dy nëna apo dy baballarë sepse janë modele me të cilat rriten.

“Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen”.

Në këtë moment ndërhyn Xheni Karaj e cila u shpreh se është rritur në një familje heteroseksuale dhe nuk ndodhi që të ishte hetero por të ketë orientim seksual gay. Blerta Tafaj theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.

“Unë personalisht jam shumë pro dhe e gatshme të mbështes komunitetin lgbt që të kenë një martese, por jam kundër që të kenë një familje sepse më duket sikur merr fund familja, merr fund shoqeria. Dy burra s’bëjnë fëmijë, merr fund jeta pikë”.

Mirepo nje debat me i ashper perfshiu spikeren Blerta Tafani dhe Xheni Karajn. Spikerja tha se është fatkeqësi e madhe që një e komunitetit LGBTI të lindë fëmijë, ndërsa Karaj ju përgjigj se është kjo është injorancë e madhe

DEBATI:

Tafani: “Unë jam kundër që të ketë një familje.

Karaj: Mua me vjen keq se je grua.

Tafani: Sigurisht, jam grua dhe nënë.

Karaj: I vetmi pozicion që i jep gruas është riprodhues.

Tafani: Nuk funksionon jeta me dy baballarë. Merr fund jeta me një familje homoseksuale. Kjo ëshTë fyese kjo që thotë, lindni ju dhe për ne. Unë e heq mikrofonin, ti më fyen mua.

Karaj: Kjo është injorancë e madhe, të llahtarisesh. Kam rastisur në shumë debate po kështu..’

Tafani: Ju nuk bëni dot familje.

Karaj: Sigurisht që bëjme.

Tafani: Jo nuk bëni.

Karaj: Që nesër mund të lind nëse dua.

Tafani: Dy burra nuk lindin dot. Ti e degjeneron shoqërinë. Është fatkeqësi e madhe që të lindni një fëmijë.

(E.H.Faxweb.al)

Pas

Macron reagon pas shpullës që mori nga qytetari: Unë jam mirë, nuk duhet të lejojmë individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik

Para

Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Para
Situatë alarmante në Kosovë, dyshohet për 4 ferma të ndryshme ku është përhapur “Gripi i Shpendëve”

Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dalin rezultatet e para nga Kukësi në Qendrën e Votimit 001

Qarku Dibër nis numërimin, hapen 4 kutitë e para/ 2 Qendra Votimi në Mat dhe 2 në Klos, kryeson PS me 551, PD me 326 e treta vjen Mundësia me 8 vota

KQZ merr në dorë vlerësimin e zarfeve “B” kur nuk kryhet nga strukturat përkatëse

Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare 2025, ndiqini në kohë reale në Fax News!

Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460

Zgjedhjet parlamentare,105 kuti të Tiranës në pritje të trajnimit të numëruesve

Tiranë/Mungesë numëruesish në KZAZ nr. 42, në shkollën “Ahmet Gashi”

Tensionet te “Parku Olimpik”, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në deklaratë për mediat pas përplasjes mes Taulant Ballës dhe Marash Lokut

Vijojnë tensionet te “Parku Olimpik”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka kërkon që të mos hapet asnjë kuti votimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.