Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në të “Pa ekspozuarit”, iu është përgjigjur disa pyetjeve pikante të cilat kishin të bënin me krijimin e partisë së tij.
I ndodhur përballë një pyetje të drejtëpërdrejtë se përse pushteti e ka favorizuar duke i regjistruar partinë në kundërshtim me ligjin. Patozi është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se regjistrimi i Bindjes është bërë konform ligjit.
Po ashtu edhe në lidhje me aludimet se disa prej firmave që janë depozituar për partinë e tij, janë falsifikuar, Patozi ka mohuar një gjë të tillë duke u shprehur se ky “është një banalitet që ndodh për herë të parë në këtë vend. Përndiqen njerëz që kanë firmosur për nje parti”.
I qetë në argumentim me një përgjigje epike, Patozi i është kthyer Rakipit në momentin kur ky i fundit e ka pyetur se çmendonte për faktin se katër anëtarë të PS-së, i kishin votuar partinë në kundërshtim me ligjin.
“Nuk më intereson fare”-është përgjigjur Patozi.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Kjo parti që ke formuar nuk ka marrë vendim të formës së prerë. Kjo është shkelje e rëndë dhe kryetari i KQZ tha se është shkelje ligjore. Përse favorizoheni ju nga pushteti?
Patozi: Nuk ka lidhje, KQZ është institucion i shtetit shqiptar. Ka vendim gjykate. Gjykata është shprehur, debate bëhet për kohën e zbardhjes së vendimit. Ata thonë se shkelje konsiderohet momenti i marrjes së vendimit me zbardhjen e vendimit. Sipas PD, kjo duhet të pëngojë një forcë politike që të mos garojë. Unë i them PD-së, cfarë kuptimi ka PD me mua? Cfarë i duhet PD-së, se cfarë bëj unë? Kjo parti me vullnetin e vet, ka marrë cdo lloj vendimi. Ka vendosur të mos hyjë në zgjdhje, cfarë i duhet kush hyn dhe del në zgjedhje? Kush mund të ankohej për mua? Bamir Topi, sepse ëshët regjistruar në zgjedhje dhe është parti që do të garojë. Dy vjet më parë, zoti Ylli, këta njerëz që thonë për afatin tim, i shkelën të gjtihë afatet, unë atëherë isha jashtë, Basha më kishte flakur në rrugë, unë nuk fola atëherë.
Rakipi: Disa persona që kanë firmën për partinë tuaj, kanë bërë ankimim dhe thonë se u janë falsifikuar firmat. Ka persona që kanë qenë jashtë vendit, por kanë firmat aty tek partia juaj.
Patozi: Nuk është e vërtetë. Këto firma, është një banalitet që ndodh për herë të parë në këtë vend. Përndiqen njerëz që kanë firmosur për nje parti. Edi përse ka ndodhur por nuk kam ardhur për këtë sot. Keni institucion që i ka nxjerrë këto? Ligji nuk na detyron ti cojmë firmat në KQZ por në gjykatë. Ne, duke qenë të bindur se firmat janë autentike, konfirmoj që BD, ka shumë më tepër firma se cfarë kërkon ligji. Ne i kemi mbledhur firmat me duart tona dhe nuk i cuam që ti shpërndajë.
Rakipi: Si e mendon faktin se katër anëtarë të PS-së, kanë votuar për partinë tuaj në kundërshtim të ligjit.
Patozi: Nuk më intereson fare.
Discussion about this post