03:06 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plas debati mes italianëve: A është Shqipëria ”Amerika” për të emigruar?! (VIDEO)

07:34 | 14/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas debati mes italianëve: A është Shqipëria ”Amerika” për të emigruar?! (VIDEO)

Emisioni i fundit i programit “Dalla vostra parte” (Nga anët tuaja) i transmetuar në 10 janar në TG4 u është kushtuar italianëve që lënë vendin e tyre për të jetuar dhe punuar jashtë.

Padyshim një pjesë të rëndësishme e kanë zënë edhe italianët që jetojnë në Shqipëri.

Ata thonë se këtu jetojnë mirë pasi mund të hapësh një biznes të ri brenda ditës, taksat janë më të ulëta, çmimet më të ulëta dhe kostoja e jetesës më e lirë. (shiko nga minuta e 12-të në videon më poshtë).

Por pyetja që u ngrit në emision ishte nëse italianët vijnë në Shqipëri për shkak se “këtu kanë gjetur Amerikën” apo për tu shpëtuar taksave në vendin e tyre? Një pjesë e tyre thonë që hahet më mirë, ndërsa çmimet janë disa herë më të lira.

Si p.sh Massimo, në Itali një kuzhinier si shumë të tjerë, paguar keq dhe i pasigurtë, ndërsa në Shqipëri ndërkohë, është një shef kuzhine mjaft i vlerësuar dhe i paguar mirë.

Për këtë arsye, tre vjet më parë vendosi të transferohej 200 kilometra larg nga bregu Italian.

“Do më pëlqente të qendroja në Itali, ai është vendi im, toka ime, thotë Massimo me vështrimin melankolik.

“Por këtu në Tiranë jetohet më mirë. Shumë më mirë. Krahasuar me Italinë, je më i kënaqur dhe jeta kushton më pas. Ky vend për mua është Amerikë”, thotë ai.

Vetëm në Tiranë numërohen më shumë se 20 mijë (të regjistruar) shtetas italianë. Njëri prej tyre është Carmelo, pronar i një fabrike makaronash.

“Unë bëj makarona italiane dhe u ashes restoranteve të zonës, më pëlqen shumë dhe fitoj mirë. Këtu me dy mijë euro në muaj bën një jetë të mirë, je i pasur.

Ka shumë avantazhe dhe punohet me qetësi, pa problem. Këtu shteti të ndihmon, të vjen të takon, jo si në Itali. Ke mundësi të mira të bësh biznes dhe unë ndihem mirë. Në Shqipëri më duket se po shoh vitet e bumit ekonomik italian”, thotë ai.

Po padyshim në fund të emisionit pyetja që ne shqiptarëvena lind natyrshëm është: Nëse është aq Amerikë saç e mendojnë italianët, pse shumica prej nesh zgjedhin që të largohen nga vendi?!

Edhe vetë në emision drejtuesit e programit shprehen se është pak paradoksale që italianët të duan të largohen nnga vendi i tyre.

Drejtuesja e emisionit ka pyetur edhe në lidhje me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, por italiani që jeton në Shqipëri shprehet se edhe ajo funksionon. 

(E.K/FAXWEB)

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1201&v=kpjlwgWUs6o

Pas

Bashkim Finon apo Armando Dukën, kë mbështet Alban Bushi (FOTO)

Para

I riu vë në siklet Edi Ramën: ”Ku e ke Saje Qorrin?!” Si përgjigjet kryeministri

Para
Krisje në PS?! Saimir Tahiri mungoi në mbledhjen e rëndësishme të Grupit Parlamentar. Mister arsyeja

I riu vë në siklet Edi Ramën: ''Ku e ke Saje Qorrin?!" Si përgjigjet kryeministri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.