Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Fierit në një dëgjesë publike. Por një qytetar tjetër i ka kërkuar përsëri ndihmë Ramës për legalizimin e shtëpisë.
Ai i parashtroi kërkesën se ka bërë pagesën për legalizimin e shtëpisë dhe akoma nuk ia kanë dhënë madje përmendi dhe emrin e personit të cilit i ka paguar lekët. Por një përfaqësues i ALUIZN-it ka ndërhyrë duke thënë që toka është në pronësi të një pronari tjetër dhe janë në proces gjyqësor.
Por më pas la ndërhyrë Rama i ka ndërprerë fjalën qytetarit.
DEBATI:
Përfaqësuesi i ALUIZNI-t: Personi ka bërë aplikim, hipoteka në atë zonë nuk ka pasur azhornim në atë moment. Zotëria shkon në hipotekë, më pas ka shkuar edhë në gjyq dhe me ALUIZNI-n.
Qytetari: Gënjen, mashtron, është mashtrues ky z.Kryeminisër
Përfaqësuesi i ALUIZNI-t: Është në proces gjyqësor pronari i tokës tani. Dosjen ja kanë hapur pronarit.
Rama: Jepja mikrofonin tjetrit, se të dëgjuam.
(J.V/Shuplaka)