Ditën e djeshme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka debatuar me avokatin Ngjela në lidhje me Reformën në Drejtësidhe rolin që ka opozita. Ngjela si përherë ka mbrojtur fort idenë se amerikanët do të jenë ata që do të çojnë deri në fund këtë reformë, pavarësisht qëndrimit që do të mbajnë palët politike në vend.
Debati:
Ngjela: Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk është në shkelje me Kushtetutën. Ku e gjen të drejtën ti të prekësh sovranitetin e Kuvendit. Nuk ceket ajo, apo keni parë Albin Kurtin. Ajo nuk preket. Maxhoranca sa herë të dojë e shkel ligjin, ti mund ta çosh në Gjykatën Kushtetuese, çoje në Strasburg. Nuk e çojnë dot në gjykatën Kushtetuese se nuk fitojnë.
Ka një ligj organik që thotë se në rast kur nuk funksionon KLP, me votim të thjeshtë del një Prokuror i përkohshëm.
Kryemadhi: Nëse e mban mend debatin, ne kemi shkruar edhe afate. Kjo u bë që të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ngjela: Po mos shko me…Po të duan të shkojnë, unë them që s’ka shkelje kushtetuese. Unë jam profesionist, mos më di Ramën mua. Sjam Rama unë. Ja u di mirë hallet, ja u kanë marrë me lojë politike amerikanë prokurorin e përkohshë.
Kryemadhi: Avokat të mos bëjmë konspiracion tani. Oo avokat ti votove për ligjin për Reformën në Drejtësi. Ti, ti, ti, ke votuar. O Sokol a të flas unë tani apo jo.
Ngjela: Çmë duhet mua të votoj. Edhe për Kushtetutën amerikane nuk kam votuar, ama e njoh mirë.
Kryemadhi: Epo mbylle gojën atëhere mos na bëj si avokat i madh. LSI është e vendosur që reforma në drejtësi të bëhet çdo ditë e më shpejt.
(E.K/FAXWEB)