Me t’u publikuar nga ”Shuplaka” lajmi për emrat e 21 deputetëve demokratë që indirekt mbështetën Ramën për koncesionin e Laboratorëve, duke mos votuar pro amendamentit Vasili propozuar nga LSI, plasi sherri në ”Facebook” mes gazetarit Bledian Koka, Emiljano Aleksit këshilltarit të Ilir Metës dhe Julian Dedës, aktorit të humorit por njëkohësisht edhe koordinator në Partinë Demokratike.
”Më fal kur i bëri 33 vota LSI dhe a ma shpjegon pak votën abstenuese të fanarit ndriçues te LSI-se, Ilir Meta?!?!?!?!?!?!?! Edhe njëherë deputetët e opozitës që ishin në sallë votuan pro amendamentit të LSI. Ti do që të ishin të 46 aty që t’i bënin qejfin LSI-se që Ilir Meta ta kishte shfaqjen sa më të plotë. Po e ka kaq parimore LSI le të dalë nga qeveria e jo të bëjë kshu maskaralliqesh në dëm te opozites”, kaq është dashur të shkruajë gazetari Bledian Koka që të nisë debati i fortë mes tij e këshilltarit Aleksi, e më pas aktorit Deda.
”Bledian Koka po quaje si të duash, por dhe ty të dhanë një Shans, tek Abc, Top. News 24. Etj..etje Nëse nuk do ta jepnin shansin ku do të zbulonte shoqëria ty. Do mbesnim pa një Kaptine?! Kapi shanset Kaptine!”, i kundërpërgjigjet Aleksi-Kokës.
”Shuplaka” ju sjell të plotë gjithë sherrin virtual Koka-Aleksi-Deda, klikoni galerinë e fotove:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”149″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post