Ka qenë buxheti i SHISH ai që ka nxitur diskutime ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë i cili u mbajt me dyer të mbyllura. Përveç shqetësimeve të paraqitura bër buxhetin, nuk kanë munguar as përplasjet në rradhët e vetësocialistëve.
Drejtori i ekonomik i SHISH, Ylvi Aga është shprehur se “Qeveria ka parashikuar më pak fonde se sa SHISH ka kërkuar”.
Sakaq deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur: A mund ta realizoni punën tuaj në kushte kur jua përgjysmojnë fondet?
Në përgjigje të Salianjit, Aga ka thënë: “Në kushtet ku jemi,mendoj se institucioni i SHISH, duhet të marrë jo vetëm fondet e kërkuara por edhe shtesë në gjendjen në të cilen ndodhet vendi”.
Kryetarja e majtë e komisionit, Ermonela Felaj i ka terhequr vëmendjen Salianjit duke i thënë “mos fol pa të dhënë unë fjalën”, por ndërhyrja e deputetit Paulin Sterkaj për Felajn ka qenë e ashpër: “Mos na u sill si mësuese në komision”.
“Edhe unë mendoj që për të ardhmen e fëmijeve tanë duhet të heqim nëse është e nevojshme edhe heqja e fondeve për ndonjë institucion tjetër, përballë të ardhmes së fëmijeve tanë. SHISH është një institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombetarë”, është shprehur, socialisti Sterkaj. Në fund është votuar që të rishihen fondet për SHISH. (E.K/FAXWEB)