03:58 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plas në Itali/ Gazetarja i jep Pompeos djath për Trumpin, Conte nervozohet: Nxirreni jashtë, nxirreni jashtë!

08:56 | 02/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas në Itali/ Gazetarja i jep Pompeos djath për Trumpin, Conte nervozohet: Nxirreni jashtë, nxirreni jashtë!

Fermerët italianë sfiduan të martën sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo lidhur me kërcënimet që vijnë nga Uashingtoni për t’i vendosur tarifa disa prej produkteve ushqimore italiane si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve qeveritare për kompaninë ajrore evropiane Airbus.

Pompeo ndodhej për një vizitë katër-ditore në Itali dhe zhvilloi bisedime me Presidentin italian Sergio Mattarella dhe Kryeministrin Giuseppe Conte.

Fermerët organizuan një protestë të vogël jashtë rezidencës së Mattarella gjatë kohës që zoti Pompeo mbërriti për takimin e tij.

“Mos e vrisni ushqimin Italian”, thuhej në një pankartë. “Zoti Pompeo ne jemi miq”, shkruhej në një tjetër.

Më vonë gjatë takimit me zotin Conte, një gazetare që drejton një emision televiziv satirik iu afrua zotit Pompeo dhe i zgjati një copë djathë (parmixhan).

“Kjo është diçka e bërë me zemër, shpresojmë që ju mund të na ndihmoni duke ia çuar zotit Trump“, tha ajo.

Zoti Pompeo e priti buzagaz këtë gjest duke e marrë djathin ndërsa zoti Conte urdhëroi rojet e sigurisë të largojnë gazetaren.

“Ajo nuk është më e mirëpritur. Shoqërojeni jashtë ju lutem. Trego respekt kur je i ftuar në shtëpinë e dikujt tjetër”, iu drejtua zoti Conte gazetares.

Më herët gjatë këtij viti, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) doli në përfundimin se Airbus kishte marrë subvencione të paligjshme qeveritare, duke i hapur dritën jeshile Uashingtonit të vendosë tarifa ndëshkuese.

Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një listë produktesh importi të BE-së në vlerë 25 miliardë dollarë, nga e cila do të zgjedhë ato që do të preken nga tarifat, duke filluar nga avionët apo pjesë të tyre, tek vera, djathi e produkte luksi.

Disa produkte italiane, përfshirë djathin parmixhan dhe vajin e ullirit, pritet të jenë subjekte të tarifave. Fermerët italianë thonë se ky do të ishte një veprim i padrejtë pasi Italia nuk është pjesë e konsorciumit Airbus. Ata thonë se taksa e propozuar mund të shkatërronte një treg jetësor të eksportit.

Sipas shoqatës së fermerëve italianë “Coldiretti” niveli i produkteve ushqimore që shiten në Shtetet e Bashkuara kap vlerën e rreth 4.5 miliardë eurove në vit. VOA

Etiketa: pompeo djath
Pas

E vranë dhe trupin ia prenë në copa, flet e fejuara e gazetarit një vit pas vrasjes

Para

Nuk e kishim ditur! Zbulohen 28 organizatat shqiptare që marrin para nga Fondacioni i Soros

Para
Nuk e kishim ditur! Zbulohen 28 organizatat shqiptare që marrin para nga Fondacioni i Soros

Nuk e kishim ditur! Zbulohen 28 organizatat shqiptare që marrin para nga Fondacioni i Soros

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.