Daniele Orsato, gjyqtari i ndeshjes Inter-Juventus, duket se pas këtij takimi për të cilin u kritikua për anshmëri nuk po kalon ditë të mira.
Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventus, i luajtur ditën e shtunë është shoqëruar me tensione të shumta, sidomos ndaj arbitrit.
Arbitri kryesor i derbit, Daniele Orsato është kërcënuar me jetë bashkë me familjen e tij. Përmbysja e rezultatit në dy minutat e fundit të Juventus ndaj Interit, ka ngjallur jo pak dyshime për pastërtinë e ndeshjes, por edhe të gjyqtarëve.
“Kemi kaluar momente jo të mirë dhe fëmijët janë të shqetësuar, pasi nuk duan të dalin jashtë dhe të luajnë me shokët”, thotë Orsato, që nuk jep komente të tjera, për shkak të detyrës.
Por policia e zonës konfirmon se gjyqtari Daniele Orsato dhe familja e tij janën nën mbikqyrjen e policisë edhe pse kjo nuk është e afërt, por nga një distancë diskrete, për të evituar probleme.
Kujtojmë se ndeshja u mbyll në shifrat 2-3 për Juventus. (B.H/Faxweb)