Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Parlamentar i Ligjeve mbledhje e cila është shoqëruar me debate të forta midis deputetëve të mazhorancës.
Në këtë mbledhje deputeti, Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.
Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg ndërkohë që Metani iu drejtua Finos duke e quajtur “zoti deputet”. Pas kësaj Fino i është drejtuar kryetarit të këtij Komisioni, Ulsi Manjës të cilit I ka kërkuar qëndrim për këtë gjë por nuk ka munguar përgjigjja e papritur nga ky i fundit
Bashkim Fino: Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vjet në këtë Kuvend dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që rishtaz kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë.
Artur Metani: Më mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundi
Fino-Ulsi Manjës: Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë
Ulsi Manja: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë.
Artur Metani: Nuk ka të bëjë ekzekutimi me vendimin e Strasburgut. KLSH e ka gjetur pa probleme. Meqë u bë ndryshim ligjor ne nuk kemi pas vendimmarrje lidhur me këtë çështje.