Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës ka kërkuar rikthimin e Mimi Kodhelit si të deleguar në këtë qark.
Socialistët janë mbledhur në selinë rozë në Kukës, dhe kundërshtojnë delegimin e Safet Gjicit.
Sipas socialistëve, Gjici nuk përfaqëson interesat e tyre.
Me anë të një deklarate për mediat ata kërkojnë rikthimin e Kodhelit.
Deputetja socialiste Mimi Kodheli, ka qenë e deleguar në qarkun Kukës gjatë 4-vjeçarit të parë të qeverisë Rama.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post