06:18 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Plas’ në PD/ ‘Turp që s’kemi asnjë grua drejtuese qarku’, Edit Harxhi përplaset me Bardhin

13:33 | 05/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Plas’ në PD/ ‘Turp që s’kemi asnjë grua drejtuese qarku’, Edit Harxhi përplaset me Bardhin

Pa asnjë surprizë, Sali Berisha nga arresti shtëpiak, mblodhi me videokonferencë Kryesinë e Partisë Demokratike dhe një ditë më parë bëri publik emrat e 12 drejtuesve të qarqeve për zgjedhjet parlamentare 2025. Lista dominohet nga të besuarit e Berishës, ashtu siç pritej, dhe në krye të fushatës do jenë Flamur Noka dhe Edi Paloka.

Por, kjo zgjedhje e Sali Berishës duket se ka krijuar pakënaqësi mes radhëve të demokratëve, ku zëri më kritik ka qenë Edit Harxhi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo ka kritikuar listën me drejtuesit e qarqeve, duke thënë se është një turp që nuk ka përfaqësim të grave. Lista e 12 qarqeve dominohet nga burra dhe grave nuk u është besuar asnjë qark për ta drejtuar në përballjen me PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp”, mësohet të kenë thënë Edith Harxhi.

Harxhi është përplasur edhe kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi, të cilin e akuzoi në mbledhje s’kanë bërë asnjë aksion për lirimin e Berishës, në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie”, ka thënë Harxhi në mbledhjen e Kryesisë më 4 shtator 2024.

Berisha i ka besuar Tiranën Belind Këlliçit, pavarësisht se ishte një kandidat humbës në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës. Luçiano Boçi, i cili po ashtu humbi Bashkinë e Elbasanit, tani do të drejtojë qarkun e Shkodrës. Enno Bozdo është konfirmuar në Berat, ndërsa surprizë ishte delegimi i Ivi Kaso në qarkun e Korçës, pozicion të cilin më parë e ka mbajtur Edmond Spaho.

Ervin Salianji, i cili udhëhoqi fitoren në Kavajë, do të drejtojë fushatën e elektorale në Elbasan. Qark të cilin më parë e ka drejtuar Gazment Bardhi, i cili është caktuar të drejtojë fushatën elektorale në Fier. Më parë qarku i Fierit drejtohej nga Luan Baçi.

Në Lezhë do të rikthehet Agron Gjekmarkaj. Xhelal Mziu, i cili fillimisht u rreshtua krah Bashës pas ndarjes së PD-së, por kaloi sërish në mbështetje të Berishës, është rikonfirmuar në qarkun e Dibrës. Në Kukës është konfirmuar Flamur Hoxha, ndërsa Tritan Shehu do të drejtojë sërish Gjirokastrën, Bujar Leskaj Vlorën e Oerd Bylykbashi sërish Durrësin.

Drejtuesit politik të PD-së sipas qarqeve:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Diber: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
Etiketa: debatePD
Pas

KUSHTETUTSHMËRIA E LIGJIT PËR GJUHËT, MICKOSKI: EDHE MUA MË PENGON “E VERIUT”, POR E RESPEKTOJ KUSHTETUTËN

Para

Të përfshirë në trafik droge, dënohen me mbi 20 vite burg anëtarët bandës shqiptare

Para
Të përfshirë në trafik droge, dënohen me mbi 20 vite burg anëtarët bandës shqiptare

Të përfshirë në trafik droge, dënohen me mbi 20 vite burg anëtarët bandës shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.