Debate të ashpra janë shënuar sot në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Vlorës. Në nisje të kësaj mbledhje, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka kërkuar ne ëmër të këshilltarëve socialistë, shtimin e një pikë tjetër në rendin e ditës: një mocion mosbesimi duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të qarkut, i cili njihet si mbështetës i Koço Kokëdhimës.
Kjo ka sjellë replika fillimisht mes Sadrit Danajt dhe Dritan Lelit, e më pas, mes Danajt dhe këshilltarëve të tjerë socialistë. “Ke humbur besimin e Partisë Socialiste”, i ka thënë kryebashkiaku Sidrit Danajt.
Kryetari i qarkut ka qenë propozim i ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. Duhet thënë se vazhdimisht strukturat në Vlorë janë përfshirë nga debatet dhe ndikimet e qarqeve të ndryshme.
Pas debateve mbledhja është ndërprerë për disa minuta.
Nga ana tjetër prej dy ditësh mësohet se Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deputetët Edmond Leka dhe Andrea Marto janë vendosur në qytetin e Vlorës.
Kreu i Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj, prej disa muajsh është angazhuar në lëvizjen “Zgjidhja” të drejtuar nga Koço Kokëdhima. (E.K/SHUPLAKA)
