Një çështje e re ka plasur në SHBA, pasi kapitenja e femrave të kombëtares amerikane, Megan Rapinoe, ka deklaruar se nuk do të pranojë të shkojë në shtëpinë e bardhë në rast se fitojnë Kupën e Botës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur në lidhje me deklaratën e saj dhe e ka cilësuar si mungesë respekti deklaratën e saj. “Megan nuk duhet kurrë të tregojë mungesë respekti për vendin e saj, Shtëpinë e Bardhë dhe flamurin tonë, aq më tepër kur mendon se sa shumë kemi bërë për të dhe ekipin. Ndihu krenare për flamurin që përfaqëson. SHBA po ecën SUPER”, – shkruajti në Twitter presidenti Trump.
Ai më vonë shtoi se mund të thërrasë ekipin e femrave dhe nëse fitojnë dhe nëse humbasin në shtëpinë e bardhë. Një klimë e tillë sigurisht që nuk ndihmon kombëtaren që ka kaluar në 1/16 dhe ka mundësi për të fituar.