11:05 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plas sërish në Vlorë, qëllohet me breshëri makina. Plagoset 33-vjeçari (Video+Emri)

18:53 | 12/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas sërish në Vlorë, qëllohet me breshëri makina. Plagoset 33-vjeçari (Video+Emri)

Të shtëna me armë kanë plasur sërish në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip ‘Golf’ është qëlluar pak minuta më parë me breshëri kallashnikovi, në Aksin Vlorë Fier, në vendin e quajtur ‘Ura e Mifolit’.

Nga raportimet e deri më tanishme dyshohet për një të plagosur i cili është nisur drejt  spitalit rajonal të Vlorës.

I plagosuri është drejtuesi i makinës me targa  AA 864 SV,  Romario Alliraj, 33 vjeç.

Pas u qëllua me kallashnikov nga 28 plumba, mjeti ka rënë në kanal.

Alliraj është punonjës në një piceri në Vlorë. Ai ka marrë vetëm disa plagë të lehta, pas aksidentimit të makinës pas të shtënave, ndërsa pas marrjes së kujdesit mjekësor, ai po merret në pyetje nga policia, e cila po punon për zbardhjen e çeshtjes.

Kujtojmë se paraditen e së premtes, në zonën e shëtitores Lungomare në afërsi të kompleksit Oslo, persona të maskuar, kanë qëlluar nga një makinë tip “Land Rover” në drejtim të dy shtetasve të cilët kanë qenë duke pirë kafe në një prej bareve të këtij kompleksi. Autorët, e dyshuar si amator, nuk kanë arritur të qëllojnë mbi objektivin, i cili mendohet të ketë qenë shtetasi Ines Hajrulla.

Ky i fundit, në shoqërinë e një tjetër personi në momentet e qëllimit me armën automatike, janë kundërpërgjigjur me armë zjarri tip pistolete çka vihet re nga gjurmët e gëzhojave gjetur ne vendngjarje. Personat në “Land Rover”, janë larguar në drejtim të qytetit duke vijuar të qëllojnë  me armën tip kallashnikov, ndërsa për pasojë ka mbetur i plagosur një qytetar i rastësishëm, Dajko Cinemataj 58 vjeç. 58 vjeçari ka marr një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.

Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(j.b/faxweb.al)

Etiketa: plagoset renato alirajqellohet me kallashnikov makina e renato alirajte shtena men arme ne vlore
Pas

Kryeqyteti ngjyroset me ‘të kuqe’, Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Para

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi përplaset me kalatën e portit, drejtuesit japin arsyet

Para
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi përplaset me kalatën e portit, drejtuesit japin arsyet

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi përplaset me kalatën e portit, drejtuesit japin arsyet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mortaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

Trump shpreh krenarinë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Asambleja e SEPCA-s në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

Tiranë / Megaoperacioni “Blloku 33” vazhdon, kapet një tjetër i kërkuar për drogë

Covid-19 ndalon përparimin e vaksinimeve, miliona fëmijë rrezikohen globalisht

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e “arrestit në shtëpi”

SHBA njofton rihapjen e ambasadës në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Rutte thekson mbështetjen e SHBA-së për Nenin 5 në samitin e NATO-s

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.