Trupi drejtues i futbollit FIFA ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi arrestimin e presidentit të CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) Ahmad Ahmed.
Lajmi u raportua për herë të parë nga e përjavshmja afrikane Jeune Afrique të enjten, duke thënë se Ahmedi, i cili gjithashtu shërben si nënpresident i FIFA-s, u arrestua në Paris gjatë vizitës së tij në kongresin e kësaj organizate.
Pretendohet se Zyra Qendrore Kundër Korrupsionit dhe Veprave Financiare dhe Fiskale (OCLIF) e ka arrestuar Ahmedin për përfshirjen e tij në një marrëveshje të dyshimtë me “Puma” dhe kompaninë teknike “Steel”.
Pretendohet se Ahmedi ka marrë 739 000 € nga një prej bosëve të “Steel Teknikë”, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e sanksionuar.
FIFA ka insistuar që Ahmed të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajtor, por konfirmoi se 59-vjeçari u kap në Francë.