Të ftuar në “360 Gradë” me Artur Zejin, në një moment të bisedës Kastriot Myftaraj është përplasur me gazetarin Bledian Koka. Kanë qenë pikërisht deklaratat e Myftaraj se “Bindja Demokratike” e Patozit është kolonë e pestë e Ramës, të cilat do të sillnin vijimin e debatit mes dy gazetarëve.
Gjatë përplasjes, Myftaraj nuk i është kursyer Kokës duke i kujtuar perjudhën e vizitës së tij në Palestinë. Madje ka vijuar duke e quajtur atë si person të skeduar, prania e të cilit në Izrael ka qenë me ftesë të Ministrisë së Jashtme Palestineze, me pagesën e së cilës ka provokuar ushtarët izraelitë.
Pjesë nga biseda në studio:
Myftaraj: Rudina do shkojë të votojë. Është votë simbolike ajo.
Koka: pse demokratët do pengojnë Rudina Hajdarin të votojë? Seriozisht e ke ti?
Myftaraj: Ore në luftën e Spanjës, Frankoja e pranoi kanë futur një kolonë të 5-stë tek kundërshtari tha. Ky Edi Rama e ka futur kolonën e pestë, i ka dhënë miliona euro dhe thotë “jo skam futur kolonë te pestë unë, e ka bërë Saliu”.
Koka: Po Ben Blushin kush e futi në gazrë atëhere Lulzim Basha?
Myftaraj: Ben Blushi ka bërë disa libra, ke parë ndonjë libër nga patozi ti?
Koka: Po kam parë nja dy poezi.
Myftaraj: Po ku i ke ti shoh. Aaaa poezi.
Koka: Pse duhet të jenë patjetër prozë?
Myftaraj: Po është gazetar. Ti i quan bejte poezitë tani. Ti vajte dhe në Palestinë dhe u grinde me ushtarët izraelitë. Kujton se nuk i di ato? Çfarë tu dukën ata?
Koka: Ishin si kosovarët ashtu mu dukën.
……………
Myftaraj: Opozita në fokus të sulmit të saj do të kenë partinë e Patozit dhe këta që do hynë të mbështesin grupin parlamentar demokrat. Kurse PS me policinë, me rojet e burgut do jenë gati ta mbrojnë.
Koka: Meqë përmend personalitete dhe Këshillin e Ambasadorëve unë e sfidoj Kastriotin dhe këdo që po na dëgjon me burime më të forta se unë diplomatike, që të mi përgënjeshtrojë këto që thash unë. Dhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk dal më dhe nuk shkruaj më.
Myftaraj: E kupton dallimin e përgënjeshtrimit? Si mund të përgënjeshtrohet një gjë që ti ke detyrim ta provosh?
Koka: Ti këtë punë ke.
Myftaraj: Jo mo jo mos më thuaj mua këtë punë ke.
Koka: Kushdo që dëgjoi këtë që thash unë e sfidoj me burime më të forta diplomatike.
Myftaraj: Ca lexove ti. Lexove një copë letër. Si ta përgënjeshtrojë. Ti ia le barrën e provës tjetrit.
Koka: Unë mbaj përgjegjësi për këto që them dhe nëse kush përgënjeshtron një fjalë nuk dal më në televizor.
Myftaraj: Ti nuk duhet të dalësh më në televizor, sepse je i skeduar në Izrael, që ke vajtur me ftesë të Ministrisë së Jashtme Palestineze, me pagesën e saj. Ke shkuar në postoblloqet e bregut perëndimor, ke ngacmuar dhe provokuar ushtarët izraelitë. Ke vajtur të hyje, filmoje dhe depërtoje në tokat e Izraelit.
Koka: Kush është krimi këtu?
Myftaraj: Krimi është që ke provokuar ushtrinë izraelite.
Koka: Si e kam provokuar?
Myftaraj: Ti e di se nga më ka ardhur burimi mua.
Koka: Po është e vërtetë që një ushtar palestinez ma ka drejtuar armën, po pse?