Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi është përplasur ashpër me ekspertin e ekonomisë Besart Kadia, ne emisionin “Open” teksa diskutohej paketa e dytë ekonomike e lançuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama.
Kadia hodhi akuza për paketën ekonomike të qeverisë duke u shprehur se biznesi po largon punonjësit nga puna.
Kadia: Biznesi thotë me ndihmoni që të mos heq punonjës nga puna. Qeveria po thotë po pres, largohen nga puna punonjësit, atëherë fillon ndihmën qeveria.
Shalsi: E di sa punonjs janë largua nga puna?
Kadia: Atë se di as ti.
Shalsi: Duhet një minimum etike në komunikim. Janë ca palo analistë dhe ekspertë që ta çakordojnë bisedën dhe nuk e orientojnë atë. Janë 40 mijë punonjës të larguar nga puna nga 6300 ndërmarrje. Merr shënim sepo të flas me shifra.