Ka nisur me debate të forta mbledhja në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohet lidhur me shkarkimin e Arben Malaj, që është bërë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.
Që në nisje të kësaj mbledhje Malaj kërkoi që të kishte një përfaqësues nga ana e kryeministrisë, pasi çështja duhet trajtuar ligjërisht.
Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se ai kërkon që ky process ndaj tij do të ketë kosto për taksapaguesit shqiptarë, pasi do të jetë i detyruar që ta çojë çështjen në Gjykatat Europiane për të drejtat e njeriut.
Pjesë nga debati:
Malaj: Ka një ngërç institucional, pasi nuk ka një përfaqësues nga qeveria, dhe një nga ana e kryeministrit.
Ahmetaj: Këshilli i Ministrave ka njoftuar se nuk do të sjellë përfaqësues në këtë mbledhje. Nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i Këshillit të Ministrave.
Malaj: Jam anëtar i një institucioniu Kushtetues, dua përfaqësuesin e qeverisë, duhej të garantohej që në këtë mbledhje të ishte një person i noterizuar nga ana e kryeministrit, pasi ai është personi që ka propozuar shkarkimin tim. Kjo që bën kryeministri është një vendim penalizues ndaj taksapaguesve shqiptarë.
Unë jam shumë i kujdesshëm me shkresat, dhe që në kokë thuhet se kjo është bërë me propozim të kryeministrit.
Ahmetaj: Ligji nuk shpreh detyrim, megjithatë Këshilli i Ministrave nuk ka dërguar përfaqësues.
Malaj: Po kryeministri, kujt do ia bëj pyetjen unë? Unë nuk i di argumentat që ka përdorur kryeministri, kam kërkuar audio, nuk më është dhënë, kjo është e drejta minimale që mund të kërkojë një person që është në proces shkarkimi.
Ahmetaj i kujtoi Malajt, dhe marrëdhëniet e mira që kanë pasur mes tyre, ndërsa ish-ministri që po përballet me shkarkimin tha se në këtë mbledhje do të fliste vetëm ligjërisht.
(E.K/Faxweb.al)