Ka pasur një debat në ceremoninë e zhvilluar sot në qytetin e Shkodrës, në kuadër të datës për çlirimin e vendit nga pushtuesit gjermanë.
Një prej veteranëve i ka kërkuar llogari prefektit të qytetit Çesk Millja, se pse e lejon kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi që ta injorojë këtë datë, duke e fshirë dhe nga banderolat festive në qytet.
“Prefekt si e lejon ti kryetaren e bashkisë Voltana Ademi të vendosë banderola në qytet duke mohuar festën e çlirimit. Ti je përfaqësues i pushtetit qendron në Shkodër bashkë me kryeministrin, mos rri kot!”, është shprehur veterani.
Kujtojmë se për datën e Çlirimit të vendit ka pasur një përplasje të vjetër mes qeverive të majta dhe të djathta.
Me ardhjen në pushtet të qeverisë Berisha u miratua heqja e datës 29 si festë Çlirimi dhe më pas u rikthye nga ana e qeverisë Rama. Sipas demokratëve kjo festë është manipuluar nga ana e komunistëve.
(E.K/FAXWEB.AL)