Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar numrin e punonjësve për organet e Vettingut, duke e shkurtuar në 75 punonjës, ndryshe nga sa ishte kërkuar.
Megjithatë mbledhja u shoqërua me debate të forta ndërsa diskutohej për strukturën e Kolegjit të Apelimit.
Lidhur me vendimin për shkurtimin e punonjësve, përfaqësuesja e institucionit ka akuzuar se pas kësaj cënohet puna e kolegjit.
Ndërkohë edhe Partia Demokratike, është dakord me përfaqësuesen ndërsa ka akuzuar ashpër shumicën se po shkurton stafin për Vetingun. Duke dhënë arsyetimin se mazhoranca nuk e ka përparësi.
Nga ana tjetër, mësohet se lidhur me këtë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndryshe nga kolegët e tij socialist nuk ka votuar fare.
PJESË NGA DEBATI
Genta Bundo Tafa (kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit): Do doja të kisha strukturën që kemi propozuar, por edhe me ato që do propozoni. Ne duam të fillojme pa vonesa.
Genta Bundo Tafa: Në emër të kolegëve do të ishim të lumtur të kishim strukturën e parë. Megjithatë jemi dashamirës që të fillojmë menjëherë punën dhe nuk do donim të kishim vonesa. Jemi zgjedhur më 17 qershor.
Komisioneri Flori Ballhysa: Shqetësim përbën referimi i pagës së komisionerit publik.
Halimi: Jemi pro projekteve të ardhura nga institucionet. Procesi të bëhet i pavarur nga qeveria. Të plotësohen nevojat organike siç i kërkojnë vetë institucionet. Është detyrim ligjor. Jemi kundër përpjekjes për ta shkurtuar atë. Numri në total është 185. Në draft nuk janë përfshirë anëtarët zëvendësues. Propozimi ynë që është që numri të jetë më i lartë.
Tahiri: Ju e kuptoni sa ju duam ne! Unë në fakt do filloj t’ju dua kur qytetarët të jenë të kënaqur nga puna juaj. Nuk më intereson sa vetë do merrni ju në punë, por sa njerëz do hiqni nga puna. Nuk duhet të fshiheni pas vendimmarrjes sonë, për të thënë s’e bëjmë dot punën se Kuvendi nuk na dha shoferë e të tjera.
Unë jam gati të votoj atë që propozimi ju, por kërkoj që ju të bëni detyrën e të kapërceni pritshmëritë e mia personale. Nuk duhet të vini në dyshim vullnetin e këtij komisioni dhe të tregoni mosrespekt ndaj komisionit. Dua që ju të filloni punë që të premten. Por s’dua që ju të justifikoheni pas kësaj vendimmarrjeje. Ftoj kolegët që ta mbështesin, sepse s’na kushton gjë.
(D.D/Shuplaka)
Discussion about this post