Dy adoleshentë janë konfliktuar keqazi me njëri-tjetrin gjatë pasdites së sotme në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet.
Pas një njoftimi që kanë marrë nga qytetarët e shqetësuar, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e dy të rinjve.
Ende nuk dihen arsyet e konfliktit, megjithatë bardhëeblutë presin që dëshmitë e dëshmitarëve të hedhin dritë mbi ngjarjen. (D.D/Shuplaka)