PD ka vijuar sot me të njëjtën taktikë të bllokimit të komisioneve parlamentare, duke bërë temë dite çështjen e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij.
Kështu demokratët kanë qenë sot të pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku ka pasur një përplasje dhe mes Ulsi Manjas dhe Oerd Bylykbashit.
Bylykbashi iu drejtua Manjës se po sillej si karagjoz, ndërsa kreu i Ligjeve iu përgjigj se karagjozin të shkojë dhe ta tregojë në vend tjetër.
Gent Strazimiri: Kalendari nuk përmban çështjen më te rendesishme si çështja “Xhafaj”. Ka 10 ditë me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga një narkoqeveri me një narko koperturë me një narko qeveri. Qeveria u kap me pras në duar.
Oerd Bylykbashi: Z.Manja, mos bëj karagjozin këtu. Ministri i brendshëm ka mbrojtur vëllain kriminal, e paketoi dhe e çoi në Itali, ndërsa duhet të fillonte ndjekja penale për të për trafik të lëndëve narkotike.
Ulsi Manja: Karagjozin shko dhe tregoje në vend tjetër….
Oerd Bylykbashi: Ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn. Sa kohë Fatmir Xhafaj ministër i Brendsghëm mbron krimin në qeveri.
Ulsi Manja: Si e kishte ai “Babolja”…?! Ti po më kërkon të mos bëj detyrën…
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post