Ka pasur debate të forta sot në komisionin e ligjeve mes deputetëve të opozitës dhe kreut të këtij komisioni, socialistit Ulsi Manja.
Alibeaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të Manjës duke e quajtur atë një kukull të Ramës, dhe më pas i ka thënë se socialistët ishin duke konsumuar vepra penale.
DEBATET:
Alibeaj: Jeni kukulla të Ramës. Po nga burgu keni frikë apo jo? Pse do duhet të behni pjesë e një organizatë kriminale? Cila është pjesë që keni marrë ju në 200 milionë? Mos u bëni pjesë mos u përdorni në këtë mënyrë. Është faturë e madhe politike.
Jeni duke konsumuar vepra penale, nuk ju shpëton fakti që jeni deputetë, nuk ju shpëton fakti e përgjegjësie kolektive. Hiqeni nga rendi i ditës, mos u bëni pjesë e kësaj. Nderoni betimin që keni bërë në kushtetutë, që do të mbroni interesat e publikut.
Manja: Po thyeni kodin e etikës
Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.
Manja: Jeni bashkëfajtor në vrasje.
Alibeaj: Nuk ma thua dot mua ti.
Manja: Më tregon ti mua moral, ju që keni vrarë njerëz.
Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.
Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.
Ulsi: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet
Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti