Neymar nuk po zë qetësi dhe është ndoshta në momentin më të vështirë të karrierës së tij.
Mbrëmjen e djeshme, skuadra e tij, PSG, fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Nimesit në kampionat, por në këtë sfidë sulmuesi brazilian nuk ishte as në stol, për shkak të një dëmtimi.
Dëshira e Neymarit është largimi dhe zërat e fundit në merkato, kanë acaruar tej mase tifozët e PSG-së, të cilët tashmë nuk e duan në skuadër brazilianin.
Tifozët e kampionëve francezë kanë shpërthyer në kore ofenduese ndaj brazilianit.
“Neymar bir k***”, ishte kori më i zakonshëm që pushtoi stadiumi gjatë ndeshjes, ndërkohë që nuk munguan as banderolat “Neymar largohu!”.
Tashmë duket e qartë, që e ardhmja e yllit brazilian do të jetë larg kryeqytetit francez dhe nga momenti në moment pritet zyrtarizimi te ekipi i ri.