17:54 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plasin debatet, ironitë dhe talljet. Ja si e komentojnë dorëheqjen dhe mohimin e Tahirit

18:34 | 11/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i përulur, me pak fjalë por me imazhin që godet në 28 Nëntor

Pas lajmit për dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Saimir Tahiri, i cili vetëm një orë më parë e përgënjeshtroi lajmin, plasin ironitë dhe komentet në rrjetet sociale.

Ish-kreu i AKBN-së Besjan Pesha e cilëson si një tallje dorëheqjen dhe më pas mohimin e sja nga ministri Tahiri.

“S’kishim ç’bënim sot dhe thamë të tallim trapin me ju- Saja”, shkruan Pesha.

Nga ana tjetër, ish-këshilltari i Fatos Nanos Ylli Dylgjeri nis me ironitë e tij të zakonshme në Facebook, dhe përmend “Fake News-et”, një nga taktikat më të përdorura sipas tij në Ministrinë e Brendshme në javën e parë të punës.

“Fake News…

Ishte java parë e punës në MB. 
Sipas traditës, dilnim edhe pas dite deri vonë në punë. 
Sipas traditës, pinin edhe kafe te Hotel “Dajti”. 
Sipas traditës, duhej ta pija kafen me Drejtor e lart…
Kështu dola atë pasdite. Duke ngjitur shkallët e Ministrisë, në katin e dyte, më nderon me dorën lart polici roje i katit.
Ndaloj një çast, dhe e pyes:- është zvMinistri në zyrë?
Po! – më thotë prere e me dorën lart.
Flm- i them, dhe trokas në zyrën e ZvMinistrit. Pres pak dhe shty derën. Dera ishte e mbyllur dhe nuk u hap. Kthehem për të zbritur shkallët drejt hotel Dajtit.
Kur…dëgjoj një zë të fortë nga pas: 
Të rrejta!!!
Ishte polici i katit që i skuqur në fytyre, me dorën sërisht lart…më sqaronte.
Mund të jetë aty akoma…”, shkruan Dylgjeri në Facebook.

Nga ana tjetër, gazetari Agim Xhafka e krahason largimin e Tahirit me pozicionet e gruas në dhomën e gjumit.

“Largimi i Tahirit dhe mbase i ca ministrave të tjerë më ngjajnë me aksionin e herë pas hershëm që bën gruaja ime në dhomën e gjumit. E ka hobi ndryshimin e vendeve të krevatit,komosë,garderobës,,komodinave…”, shkruan Xhafka.

Lajmi për dorëheqjen e ministrit Tahiri u dha pas takimit me kryeministrin Edi Rama, në selinë e kryeministrisë. Madje u përfol edhe për një ndryshim të mundshëm të kabinetit qeveritar. Midis ministrave që pritet të largohen, u përmendën emrat e Bledi Çuçit, Mimi Kodhelit, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri. Por kjo pritet të mësohet deri të hënën kur do të mbahet kryesia e Partisë Socialiste. Megjithatë, vetëm një orë më parë, Tahiri tha se lajmi nuk ishte i vërtetë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: agim xhafkaBesjan Peshasaimir tahiriylli dylgjeri
Pas

“Largimi i Tahirit, truk për të na hedhur hi syve. Atë që s’e arritëm dot ne, Meta dhe ndërkombëtarët, e arritën qytetarët”

Para

Pas Bushatit edhe Kodheli në zyrën e Tahirit, frikë për shkarkimin?

Para
Pas Bushatit edhe Kodheli në zyrën e Tahirit, frikë për shkarkimin?

Pas Bushatit edhe Kodheli në zyrën e Tahirit, frikë për shkarkimin?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.