Mbrëmjen e kaluar dy biznese në sarandë kanë rënë pre e grabitësve. Policia bën me dije se në njërin prej bisneseve, është grabitur një televizor.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të Sarandës dhe biznesi ishte në pronësi të një 69-vjeçari më inicialet K.P.
“Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje, lokali në pronësi të shtetasit K.P vjeç 69, banues në Sarandë, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”, njofton policia e sarandës.
Edhe rasti i dytë është shënuar në të njëjtën lagje të qytetit. Në biznesin e dytë në pronësi të 51-vjeçarit me iniciale H.A është vjedhur një sasi parash.
“Më datë 12.09.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit H.A, vjeç 51, banues në Sarandë, ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.”, njofton policia. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post