Kryeministri Rama ka prezantuar sot platformën e re të marrëdhënies më qytetarin që sipas tij do të’ përgjigjet ankesave dhe kërkesave të qytetarit.
Por për këshilltarin për mediat në PD, Edi Lesin, kjo strukturë e re ngjan me një trupë te re, një sistem personal, për të zëvendësuar institucionet me gjoja inovacion.
Lesi shkruan se aty do zënë vend trushkulur që adhurojnë pa kushte liderin e tyre.
REAGIMI I LESIT:
Platforma me ngjyra e grafiqe, ngjan si tentative per te krijuar nje trupe te re, nje sistem personal, nje furi per te zevendesuar institucionet me nje gjoja inovacion. E paraqitur bukur, ajo mund te kthehet ne nje kimera te rrezikshme. Ne vetvete perjashtuese, se aty do zene vend anetare partie dhe trushkulur qe adhurojne pa kushte liderin e tyre, qe percjellin propaganden e tij nga retina e syrit direkt ne stomak pa e kaluar te asnjeri lob analizues. Pjesa tjeter, me e madhja e shoqerise, automatikisht e perjashtuar. Nese i do qytetaret pjese te qeverisjes, leri se pari te votojne te lire. (B.H/Shuplaka)