Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë Zenel Hoxha ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News ku ka komentuar platformën e Partisë Demokratike për çlirimin e ekonomisë dhe të biznesit.
Ai thotë se Partia Demokratike në vend që të sulmojë biznese të caktuara, duhet që të përqëndrohet në një strategji kombëtare për ekonominë, që duhet të sjellin ndryshime themelore, duke nisur që nga legjislacioni për shfuqizimin e ofertave të pakërkuara, dhe depolitizimi i administatës.
‘’Platforma e opozitës për ekonominë është një mesazh i mirë. Koha dhe historia ka treguar se këto deklarata kanë pasur efekt në momentin që janë lëshuar, dhe kur kanë ardhur në pushtet nuk janë realizuar, shumë pak gjëra ose asgjë nuk ka ndryshuar.
Nëse ne kemi probleme të zhvillimit ekonomik vijnë për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë, dhe kësaj aktuale. Nëse do të ishin aftësitë, qeveria do të duhej ta kishte bërë vendin një vend tërheqës për investitorët e huaj.
Janë gjetur forma të shkurtëra siç janë PPP-të, të cilat vërtetë janë aplikuar dhe në Britani, po jo gjithnjë kanë qenë të suksesshme. Duhet që të ketë një garë të hapur dhe për investitorët e huaj. Kjo formë e PPP-ve në vendin tonë ka favorizuar vetëm biznesin vendas,
Shqipëria dallohet dhe në rajon për nivelin e lartë të korrupsionit. Për këtë arsye qeveria për interesat e veta ka gjetur bashkëpunim vetëm me biznesin lokal. PD përpara se të bënte deklarata të tilla, që duken tashmë të kaluara, të shikoja një program të qartë të PD-së dhe një strategji të zhvillimit kombëtar të ekonomisë.
Të ftohen mendjet e ndritura të vendit për të pasur një strategji se ku do të jetë Shqipëria për 5 apo 10 vitet e ardhshme. PD duhet të marrë masa për parandalimin e problemeve që i sheh shqetësuese nga qeveria aktuale, të shmang ofertën e pakërkuar, duke hartuar ligjet përkatëse. Nuk ka një studim të kirëfilltë për shumicën prej tyre. PD duhet të vinte me fakte konkrete për të gjitha projektet që janë dhënë apo do të jepen me koncension.
Disa kompani të huaja që tentuan të hynin në vendin tonë, dhe për shkak të paketës fiskale që nuk është e favorshme zgjodhën vendet fqinje, siç është Gjermania. Në këtë pikë sërish duhet të kthehem te propozimet e PD-së, ku për paketën fiskale duhet të ketë një konsensus dhe të mos ketë ndryshime në bazë të qeverive. Po ashtu PD-ja duhet të vinte me platformën e depolitizimit të administratës”, tha më tej Hoxha.
Bla bla bla. “Mund te kishim manaxhuar me mire…., mund te krijohen kushte me te mira…., jemi vend shume i korruptuar…, duhet program i qarte ekonomik kombetar…..,”, Sa mijera here jane degjuar ne keto 28 vite keto fjale!. Po konkretish cfare? “Te hartohen ligje perkatese!” ha ha, po cilat pra?
E vetmja gje konkrete e thene ketu “PPP favorizon bisnesin vendas dhe penalizon ate te huaj”… ha ha qenkemi ketu per te qare hallin e biznesit te huaj!
“Divorci i politikes me biznesin…., militantizmi…., kodi zgjedhor…” Ok. Keto qendrojne, por ketu jemi per te folur per politike apo per biznes? A ka ndonje propozim KONKRET per paketen fiskale? A mund te kenaqemi me shprehjen “te permiresohet paketa fiskale!”?!!!!