00:37 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Platforma e shqiptarëve në Maqedoni, flasin: Zyrtarzimi i gjuhës vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese

07:51 | 09/01/2017
në Aktualitet, Rajoni, Te Gjitha
0
Platforma e shqiptarëve në Maqedoni, flasin: Zyrtarzimi i gjuhës vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese

Jo më shumë se dy ditë më parë shqiptarët në Maqedoni paraqitën një platform të përbashkët shtetformuese. Ata u bënë për herë të parë bashkë në këto vite për të kërkuar që roli i shqiptarëve të vlerësohet më shuëm në shtetin fqinj. Një nga pikat kryesore të kësaj platforme ishte dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe.

Po kjo sigurisht që kërkon kohë dhe vullnet politik të gjithëanshëm që të realizohet. Sipas dy ekspertëve të gjuhës zyrtarizimi i saj mund të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

Për zyrtarizmin e gjuhës shqipe dhe alfabetit të saj latin në nivel të njëjtë me gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, ekspertët e kushtetueses vlerësojnë nevojiten ndryshime kushtetuese.

Profesorët Mersim Maksuti dhe Zemri Elezi për Alsat-M vlerësojnë se disa pika të platformës politike siç është përdorimi zyrtar i shqipes janë të vështira për t’u arritur.

“Për t’u zyrtarizuar gjuha shqipe në tretman dhe status të barabartë me gjuhën maqedonase, patjetër duhet të ndryshohet Kushtetuta, edhe një herë të pësojë ndryshim Neni 7 i cili do t’i jepte një formulim krejtësisht të ri ku do të barazonte në mënyrë të plotë, pra në status të barabartë njësoj si gjuhën maqedonase, pa asnjë kufizim më poshtë siç është tani. Kërkohet konsensus dhe një kompromis më i gjerë politik që në rastin konkret është shumë vështirë të arrihet”, deklaroi Mersim Maksuti.

Ndërsa Zemri Elezi tha: Unë jam pesimist sepse me cilindo bllok që partitë shqiptare të bëjnë një Qeveri politike, nuk do të mund ta arrijnë shumicën e duhur për zyrtarizimin e gjuhës shqipe sepse me Kushtetutë në mënyrë taksative kërkohet shumicë kualitative respektivisht 2/3 e deputetëve në Parlament që për rastin konkret duhet të jenë 80 deputetë. Unë mendoj se për këtë fazë, në këtë Qeveri do të mundet të rritet përdorimi i gjuhës shqipe në nivel të pushtetit qendror në të gjitha institucionet dhe në nivel regjional në të gjitha institucionet kurse çështja e ndryshimit kushtetues mendoj se për këtë periudhë dhe në këtë kohë nuk mund të arrihet”.

Në platformën e përbashkët të partive shqiptare, ata janë zotuar për arritjen e barazisë së plotë gjuhësore dhe garantimin e përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj, janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: maqedonizyrtarizimi i gjuhes
Pas

“Kaubojsi” portretizon Ramush Haradinaj: Profili i çdo shqiptari që ka dhënë jetën për liri (FOTO)

Para

Meryl Streep kritikon indirekt Trump: Dhuna nxit dhunë! Theu zemrën time

Para
Meryl Streep kritikon indirekt Trump: Dhuna nxit dhunë! Theu zemrën time

Meryl Streep kritikon indirekt Trump: Dhuna nxit dhunë! Theu zemrën time

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.