kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Top Story” ka folur ndër të tjera edhe për platformën e shpallur nga kritikët e tij për rugritjen e partisë.
Basha tha se PD ka nisur analizën ku çdo kush është i lirë të kontribojë por ky nuk është një process negociatash mes tij dhe grupit që ka formuluar këtë platform.
Basha tha se është gabim që t’i serviret publikut si një process negociatash mes meje dhe një grupi që ka qëllime të caktuara.
“ I kam dëgjuar dhe do t’i dëgjoj vazhdimisht kritikët. PD është futur në një proces analize dhe konsultimi nga e cila do të dalë me vendime sa i përket organizimit dhe ndryshimeve statutore, por ndërkohë PD ka një detyrë shumë të rëndësishme para gjithë shqiptarëve si opozita e vendit dhe kjo detyrë është përballja me keqqeverisjen dhe tregimi i një shtegur të ri për Shqipërinë që sot është në prag gremine. Pra çështja forcimit të PD-së për t’iu përgjigjur sa më mirë qytetarëve në këtë kohë kaq kritike për vendin janë shqetësimi im kryesor. Në këtë kuadër çdokush që ka mendime dhe propozime do të vazhdojë të ketë hapësirën për t’u dëgjuar dhe së bashku me anëtarësinë e PD të kontribuojë që këto ndryshime ta bëjnë PD më të fortë dhe më të gatshme për t’u përballur me këtë sfidë të madhe të Shqipërisë”, tha Basha.
“Unë gjykoj që është një gabim i madh për publikun dhe në veçanti për anëtarët e PD ta vendosim këtë si një proces negociatash mes meje dhe një grupi anëtar të PD që kanë qëllimet e tyre, dëshirat e tyre për të kontribuar në forcimin e PD. Ky është një proces që është përfshirë e gjithë partia. Para 10 ditësh kryesia ka marrë një vendim unanim, që hap siparin e një procesi konsultimi me të gjithë anëtarët e PD. Vullneti im, por edhe këmbëngulja ime është dhe do të jetë gjithmonë që çdokush të gjejë hapësirën për t’u dëgjuar dhe konkuruar dhe për të garantuar konkurencën më të ndershme në forumet e PD. Kjo më karakterizon dhe në këto katër vite synimi im nuk ka qenë të shuaj, por të nxis debatin brenda PD”, tha ai. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post