Astrit Patozi Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga kritikët e fortë të Bashës në PD, ka folur ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në NeËs24 në lidhje me platformën e tij për “ringritjen e PD.
Patozi bën fajtor Bashën për situatën në të cilën ndodhet PD ndërsa shpreson që ta pranojë platformën.
Ai tha se Basha ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë pltformë duke ftuar këdo që ta mbështesë platformën që ka si qëllim ringritjen e PD-së.
“Platforma është shumë e qartë, ne nuk identifikohemi me një apo një grusht personash por përfaqësojmë një mendim të caktuar në PD. Kjo nuk është lëvizje anti-Basha, por për të shëruar PD nga një traumë. Basha dhe vetë e ka pranuar që është përgjegjës për humbjen. Basha duhet të rikthejë votën. Për fat të keq Shqipëria sot është e varur nga vullneti i dy mashtruesve të mëdhenj politike, Basha e Rama. Por ka një dallim këta, njëri e ka çuar në pushtet të frikshëm kurse tjetri në greminë. Nuk ka asnjë anëtar të PD që janë 5-fishuar votat në çdo qendër votimi”, tha ndër të tjera Patozi.
(B.H/Shuplaka)