Këto janë pamjet nga Burgu Heldon në Norvegji, ku siç shihet të burgosurit po vuajnë një dënim “komod” teksa rrethohen nga kushte të shkëlqyera të cilat mund të konsiderohen edhe si “luks” duke bërë një krahasim me burgjet e tjera në Europë.
Të burgosurit kalojnë kohë edhe me efektivët e policisë me të cilët bëjnë edhe lojëra të ndryshme si “play station” apo edhe lojëra të aktivitetit fizik.
Sa i përket kushteve të qelive, ato madje mund të përcaktohen edhe si “dhoma gjumi” duke qenë se të gjitha kushtet e vërtetojnë diçka të tillë. Ndërsa elementët e sigurisë, janë fare të pakët ose pothuajse inekzistues.