Në kryeqytet ka edhe kafene apo edhe lokale që çmimet e produkteve janë të kripura. Ato zakonisht frekuentohen nga një shtresë e caktuar njerëzish.
Por kjo faturë që po ju tregojmë më poshtë shfaq që edhe në kryeqytet të pish vetëm kafe dhe ujë edhe fatura përmban një çmim marramendës. Të duket vetja sikur jeton në Tokio por realisht ky shërbim jepet një hotel që ndodhet në qendër të Tiranës.
Kjo çmenduri e fundit vjen këtë herë nga hoteli i ri që ndodhet në qendër të kryeqitetit, nga “Plaza”, cili u hap vetëm pak muaj më parë.
Por çudia më e madhe qëndron te kjo faturë ku kilenti ka porositur vetëm ujë dhe kafe dhe e gjithë kjo kushton jo pak por 10 mijë lekë të vjetra. Një faturë e lartë kjo për një ekonomi si vendi jonë.
Nga një përllogaritje e thjeshtë aq sa kushton një kafe me ujë tek “Plaza” kushton sa një ditë pune për shqiptarët. Duhet të theksojmë që kjo faturë është prerë në katin e parë të hotelit, aty ku ndodhet edhe një bar kafe.
“Standarti i ri në Tironë. Kur te ju lënë takim aty, mundësisht evitojeni ose lëreni t’ju paguajnë kafen,P.S. Në katin e parë kjo se lartë s’do e provoj”, shkuan gazetari Flamur Vezaj, ndërsa publikon edhe faturën. (J.V/Shuplaka)