Moti për këtë fundjavë do të mbizotërohet nga të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata.
Ditët priten të jenë me kthjellime deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.
Sakaq, të dielën priten reshje të dobëta shiu, të cilat do të jenë më të pranishme në zonat malore dhe pjesën juglindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Discussion about this post