05:13 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plazh në korrik apo në gusht? Meterologia na jep përgjigje

21:11 | 18/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plazh në korrik apo në gusht? Meterologia na jep përgjigje

Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve.

Por si do të jenë temperaturat gjatë muajve Korrik dhe Gusht? Pikërisht për këtë ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, meterologia Tanja Porja.

Fillimisht ajo foli për parashikimin e motit për ditët e mbetura për muajin Qershor dhe paralajmëroi që çadrat të mbahen me vete.

“Deri në fund të muajit parashikohen reshje shiu, por kjo nuk i prish planet e pushuesve sepse zonat bregdetare kanë qenë kryesisht me diell gjatë gjithë muajit Qershor dhe do të vijojnë të jenë me diell. Edhe sot pjesa më e madhe e bregdetit ka qenë me diell.

Nesër rrezikohet nga shirat Saranda, ndërkohë Vlora, Durrësi, Velipoja dhe Shëngjini janë mundësitë pothuajse zero që të bjerë shi. Por ditët e fundit të Qershorit, përjashtuar ndonjë ditë ku Saranda mund të ketë shira të përkohshëm, pjesa tjetër e territorit, kryesisht zonat lindore dhe qendrore do të kenë shira të përkohshëm.

Fundjavën e ardhshme i gjithë bregdeti do të jetë favorizues për pushuesit.

Temperaturat e natës dhe mëngjesit janë pak më të larta se sa temperaturat tipike të Qershorit dhe të mesditës janë normale.

Katër vitet e fundit stina e Verës ka qenë më e nxehta. Muaji Qershor në këto 4 vite ka patur valë të të nxehtit afrikan. Kjo verë do të jetë lehtësisht më e nxehtë se një Verë normale. Por shirat do të jenë prezente deri në fund të muajit. Këtë muaj është mirë të jemi me çadër me vete. Në fund të muajit, 3-4 ditë do të shkojnë temperaturat deri në 37 gradë”, tha Porja.

Meterologia po ashtu zbuloi parashikimin e motit për muajin Korrik dhe Gusht.

“Në linja të përgjithshmë muaji Korrik është më i favorizuar. Temperaturat do të jenë lehtësisht mbi normën, do shënojnë temperatura mbi 31 gradë celsius në zonat Bajram Curr, Has, Pukë, Fier, Berat e deri në Vlorë e Sarandë. Nuk presim temperatura që të shkojnë mbi 36-37 gradë. Gushti do të jetë diçka më i freskët se Korriku. Temperaturat do të jenë tipike të Gushtit. Do të jenë shumë pranë njëri-tjetrit në aspektin e temperaturave Korriku dhe Gushti. Kjo verë do të jetë komode”, tha Porja

/TvKlan/

Etiketa: gushtKorrikplazh
Pas

Tunizi-Angli/Vazhdojnë surprizat në këtë Botëror, pjesa e parë mbyllet me barazim

Para

Kujdes, këto pije shkaktojnë kancer në gji

Para
Kujdes, këto pije shkaktojnë kancer në gji

Kujdes, këto pije shkaktojnë kancer në gji

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.