Ditën e nesërme mbushen plot 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona të zënë nën rrënojat e shtëpive që nuk mundën të qëndronin përballë tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.
Qytetarët e Durrësit kanë njoftuar së do të mbildhen përpara bashkisë në sheshin kryesor për të ndezur nga një qiri në kujtim të personave që ndërruan jetë.
“Le të mblidhemi së bashku dhe të ndezim një qiri në nder të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-tës. Në orën 17:00, 26 nëntor, sheshi i Bashkisë Durrës”-thuhet në njoftim.