Dhimitër Lara është gjyqtari i tretë të cilit i ra shorti dhe do të plotësojë trupën për çështjen Tahiri së bashku me Nertina Kosova dhe Albana Boksi.
Disa ditë para vendimit për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, trupa gjyqësore mbeti e paplotë dhe vetëm me dy anëtare, pasi njëra prej tyre Nure Dreni u shkarkua nga vettingu.
Ndërkohë u hodh shorti për të zëvendësuar Nure Drenin dhe shorti i ra Saida Dollanit. Burime për TCH thanë se pas hedhjes së shortit gjyqtarja e Posaçme e Apelit ka paraqitur dorëheqjen, pasi është konsmuar në një çështje paraprake në dosje.
Kështu shorti u rihodh dhe i ra Dhimitër Larës, i cili nuk është konsumuar në gjykime të veçuara apo të bashkëlidhura me dosjen Tahiri. Vendimi për Tahirin dhe Çelën pritet të jepet gjatë javës së ardhshme.