Siguria ushqimore është një nga problemet më shqetësuese në vendin tonë, ku në shumicë dërrmuese mungojnë laboratoret dhe kontrollet nga institucionet përgjegjëse.
Jo më larg se dje në Top Story u denoncuan disa raste ku ushqimet ishin nën ndikimin e hormoneve apo pesticideve të dëmshme për shëndetin e njeriut, dhe se laboratorët shtetërorë të AKU-së nuk ishin në gjendje të kryenin analizat kryesore.
Ca më keq, në disa raste kishte dhe përdorim të elementëve jo ushqimorë, siç është pluhuri i tullave për ngjyrim, apo vaji i palmës tek produktet e bylmetit për të shtuar yndyrnën.
Lidhur me këto raste qytetarë të ndryshëm kanë ndarë eksperiencat e tyre, që sigurisht pasojë finale kanë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Irena Shtraza përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se vetëm në ditët e fundit në Itali janë paraqitur rastet e disa fëmijëve shqiptarë të sëmurë me kancer.
Ajo tregon se numri i lartë i fëmijëve të sëmurë nga Shqipëria ka alarmuar dhe mjekët italianë, të cilët kanë pyetur se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë.
Disa nga komentet shqetësuese të qytetarëve:
-Sa e dhimbshme… sa popull pa vizion dhe logjike.. shume te gatshem te dalim rrugeve kur therrasin kryetaret e partive (vrastaret tane dhe te femijeve tane) dhe aspak te ndergjegjshem te ngrihemi e te protestojme per ate qe vuajme, qe hame dhe si trajtohemi ne spitale dhe zyra shteterore… Sa turp per ne kur paguajme taksa per disa qe duhet te kontrollojne ushqimet qe ne hame dhe nuk jane ata qe e ngrejne zerin por gazetaret. Dhe ne prap flejme si popull dhe per me teper as shendeti i femijeve tane dhe i yni nuk na ngre ne kembe ama partite po, copash behemi per ta…
-Ja fusin kot, se ne Shqiperi kanceri nuk ekziston fale punes se madhe te pozites dhe opozites. Sot kemi mundesine te hajm djath te bere me pluhur allciu dhe embelsira te bera me pluhur tulle. Lum si politika shqiptare me kete popull qe ka..
-Qe kemi ushqimet me te pa kontrolluara e me me kimikate jemi te vetdijshem, por media cben? Mbrem pash ne top story ne top channel, dokumentar per ushqimet e flliqura qe shiten ne tregjet tona, por ajo qe me revoltoi me shume ishte se si kjo media terheq vemendjen e publikut per kete situate, sa per audience besoj dhe nuk jep asnje emer konkret kompanie apo distributori nga te cilet ne duhet te kemi parasysh mos ta blejme me. PSE MEDIA NUK DENONCON ME EMRA KONKRET??? Nuk eshte vetem shteti qorr e shurdh por eshte edhe media
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post