Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 28-vjeçar ka mbetur I plagosur me arma zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrethana ende të paqarta.
I plagosuri është Andi Spahia i cili është plagosur në banesën e tij. Mbeten enigmë rrethanat e ngjarjes, si edhe autorët e mundshëm dhe motivet. I plagosuri është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post