23:38 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plumbat në Bularat, policia: Kostandinos Kaçifa ka një javë që ka ardhur nga Greqia, hapi zjarr ndaj policëve (FOTO-VIDEO)

12:31 | 28/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plumbat në Bularat, policia: Kostandinos Kaçifa ka një javë që ka ardhur nga Greqia, hapi zjarr ndaj policëve (FOTO-VIDEO)

Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Bularat (Dropull) ku një 35-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas ndaj makinës së policisë.

Autori i ngjarjes Kostandinos Kaçifa

Policia thotë se Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Fatmirësisht nuk ka mbetua asnjë polic i lënduar por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë.

Ceremonia për nderimin e ushtarëve grekë

Ky shtetas sipas policisë jeton në Greqi dhe ka 1 javë që ka ardhur në Bularat, ndërkohë forcat ‘Shqiponja” janë vënë në ndjekje të tij. Në patrullim është ngritur dhe një helikopter me forcat RENEA.

Njoftimi i plotë:

Bularat, Gjirokastër.

Rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë.

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe sherbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër po shkojnë forcat speciale Renea.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

Vijon ndjekja

(B.H/Faxxweb)

 

 

 

Etiketa: Bularatdropullte shtena me arme
Pas

 Poston foto me Ronaldon, por aksidentalisht Dybala zbulon sekretin e Juventusit (FOTO)

Para

Deputeti i LSI-së: Ministria e Brendshme tender i përjetshëm i kryeministrit, e fiton çdo kush që del garant i krimit

Para
2 herë i arrestuar dhe i liruar nga gjyqtarja Çela, reagon Ministria e Brendshme: Vendim absurd, person me rrezikshmëri të lartë

Deputeti i LSI-së: Ministria e Brendshme tender i përjetshëm i kryeministrit, e fiton çdo kush që del garant i krimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.