21:10 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plumbat shkundin Tiranën: Atentat ndaj “Pelikan Security”, 4 të plagosur. Një makinë gjendet e braktisur në Lundër

23:01 | 17/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plumbat shkundin Tiranën: Atentat ndaj “Pelikan Security”, 4 të plagosur. Një makinë gjendet e braktisur në Lundër

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri teksa ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë ndjekur mjetin nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij gjatë ndjekjes.
Mësohet se automjeti që u qëllua është në pronësi të kompanisë “Pelikan Security”, me pronar Vesel Demiraj.

Menjëherë pas sulmit, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi dhe më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur mbante targa AA 040 YV, të cilat janë në proces verifikimi nga autoritetet.

Nga atentati dyshohet se janë plagosur katër persona. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se kanë mbërritur të plagosur me armë zjarri shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, dhe Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë dëmtuar në dorë dhe krahë. Gjithashtu, në sallën e operacionit janë futur D.D, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Policia e Tiranës më herët informoi se më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Policia tha se është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas

Video/Atentat në Lundër, plagosen katër persona mes tyre dy të mitur. Autorët në kërkim (Emrat)

Para

VIDEO/Detaje të reja nga atentati në Lundër, 11-vjeçari në sallë operacioni, tre të rinj të plagosur rëndë

Para
VIDEO/Detaje të reja nga atentati në Lundër, 11-vjeçari në sallë operacioni, tre të rinj të plagosur rëndë

VIDEO/Detaje të reja nga atentati në Lundër, 11-vjeçari në sallë operacioni, tre të rinj të plagosur rëndë

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.