Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj ka shpërthyer keq ndaj kryeministrit Rama, sa i përket çështjes së shumëdiskutuar të “Minishengenit Ballkanik”, e cila ka sjellë shumë reagime të ashpra, sidomos tek shqiptarët e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndocaj i ka përmendur reagimin e Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjenar të UÇK-së, Adem Jashari, i cili sipas ish-deputetit ka deklaruar se dikur e donte shumë Ramën, por pas takimit me Vuçiç, nuk do ta lejojë më as ta shohë Kosovën.
“Kaubojsi” shkruan se Rifat Jashari shpall “non grata” kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan “pederasti i Surrelit”.
Më tej, ish-deputeti shprehet se Rifat Jashari thotë se Rama meriton plumbin ballit.
Statusi i Eduart Ndocajt:
Rifat JASHARI ben NON GRATA pederastin e suerrelit: Edi Rama të desha shumë, por tani më nuk të lejoj as Kosovën ta shohësh. Turp për ty që e prite Vuçiqin! PLUMBI BALLIT TE PRET THOT PLAKU JASHARI.