14:57 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Plumbi i Artë”/ Nga pseudonimi “Covid19” te rekrutimi i Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit për vrasjen e Dorian Shkozës

12:29 | 20/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Plumbi i Artë”/ Nga pseudonimi “Covid19” te rekrutimi i Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit për vrasjen e Dorian Shkozës

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi lidhur me ekzekutimet e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në vitin 2020. Gjatë seancës, Dumani u pyet nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e Altin Ndocit, rreth njohjes së tij me Henrik Hoxhajn. Dumani deklaroi se ishte takuar për herë të parë me Hoxhajn më 30 dhjetor 2019, pas një rekomandimi nga Festim Qoli.

“Pata një debat me një shef policie te Komisariati nr. 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë. Mu bë qejfi për këtë. I thashë: “Do t’ju jap një drekë atyre çunave.” Më tha Festimi: “Do ja japësh, se vëllai jonë është.” E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn”, tregoi Dumani.

Ai shtoi se takimi i parë ishte në ditëlindjen e Qolit, ndërsa herën e dytë u takuan në hotel “Diplomat”, ku diskutuan për atentatet e planifikuara.

 

 

Ai tregoi se së bashku me Henrik Hoxhajn kanë shkuar më pas te një dyqan rreth zonës së Tajvanit për të blerë një telefon të enkriptuar, teksa planifikonin vrasjen e Shkozës. Ai tregoi se asokohe pseudonimi i tij në platformën e enkriptuar SkyEcc ishte “Covid19”, ndërsa zbuloi se nuk i kishte thënë Hoxhajt se kë do ekzekutonin, por vetëm se do t’i jepte 35 mijë euro.

Sipas tij në këtë vrasje u përfshinë Klevis Alla, Asllan Plaku dhe ai vetë, duke zbardhur se Alla kishte rolin e informatorit. “Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina”, tha ai.

Ai theksoi se nuk ka pasur konflikt personal me Dorian Shkozën dhe se ka vendosur që ta vriste atë pasi ka folur me Erion Alibejn, ndërsa për Anxhelo Avdinë tha se nuk kishte pasur asnjëherë qëllim që ta vriste.

Etiketa: Covid19Nuredin Dumani
Pas

Maqedonia e Veriut i jep sot lamtumirën e fundit viktimave të tragjedisë së Koçanit! 59 të rinj humbën jetën, teksa po festonin në lokalin e natës

Para

“Do të ‘pastrojmë’ shtëpinë tonë”! Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do rendim pas çdo qindarke të vjedhur

Para
“Do të ‘pastrojmë’ shtëpinë tonë”! Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do rendim pas çdo qindarke të vjedhur

“Do të ‘pastrojmë’ shtëpinë tonë”! Çfarë po paralajmëron Berisha? Kreu i PD: Do rendim pas çdo qindarke të vjedhur

 



Të Fundit

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

Shpërthimi si “bombë” që tronditi Romën, të paktën 40 të plagosur, evakuohet zona

Vala e të ftohtit “pushton” Amerikën Latine, 15 të vdekur

Finalizohet operacioni “November”, kapet 49-vjeçari i kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

Prej 4 ditësh digjet zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha: Rama hesht si fije bari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.