18:27 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Plumbi i Artë”/ Skerdi Tase rrëfen para GJKKO ekzekutimin e Emiliano Ramazanit: Marrëveshje për 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë ndërsa ishte në telefon

13:06 | 15/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Plumbi i Artë”/ Skerdi Tase rrëfen para GJKKO ekzekutimin e Emiliano Ramazanit: Marrëveshje për 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë ndërsa ishte në telefon

Vijon dëshmia tronditëse e të penduarit të drejtësisë Skerdi Tase në kuadër të dosjes së bujshme hetimore “Plumbi i Artë”. Në seancën e radhës në GJKKO, Tase rrëfeu me detaje planifikimin dhe ekzekutimin e Emiliano Ramazanit në Elbasan, në korrik të vitit 2020.

Sipas tij, në fillim kishte një tjetër objektiv, por grupi vendosi të përqendrohej te Ramazani, për të cilin u ra dakord me pagesë 130 mijë euro.

“E dinim makinën e Emilianos, kishim edhe foto. Nuk po e gjenim dot në Elbasan, prandaj çdo ditë shkonim atje nga Tirana, me makina me qira. Kishim si opsione shtëpinë, palestrën apo lokalin ku frekuentonte,” tha Tase.

Ai tregoi se për atentatin përdorën një makinë të marrë nga Nuredini, të cilën e kishin përdorur edhe më herët për një tjetër tentativë vrasjeje. Automjeti ishte ruajtur në një magazinë në Bradashesh, që sipas Tases i përkiste Arben Lazës.

 

“Ditën e ngjarjes e pamë që palestra nuk ishte vend i mirë. E pritëm te shtëpia, në rrugën kryesore. Ai erdhi me një Ford Fiesta. Kur parkoi dhe fiku makinën, unë u afrova me vrap, i dola nga ana e pasagjerit dhe e qëllova disa herë në kokë dhe qafë. Ai nuk më pa, po merrej me telefon. Atentati ndodhi brenda oborrit të pallatit,” tha ai.

Tase rrëfeu se pas krimit makina dhe dy armë u dogjën, ndërsa armët që përdori i mori me vete dhe i fshehën pranë Peqinit, “tek ca betoniere”. “Riku i dërgoi foto të armëve Nuredinit në SKY. Ato do çoheshin diku tjetër për t’ia faturuar dikujt tjetër ngjarjen. Më pas na kontaktoi një vajzë me emrin Klara për paratë. Unë mora 25 mijë euro, ndërsa në rregull do ndanim 60 me Rikun,” tha Tase.

Pas

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

Para

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

Para
Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

 



Të Fundit

Zëvendësprokurori i SHBA-së do të takohet me Ghislaine Maxwell për hetimin e çështjes Epstein

Sarandë/ Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari dhunues

SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO

Thethi pas operacionit, Rama poston pamje pas heqjes së objekteve të paligjshme

Ankimohet tenderi 2.5 milionë euro i FSHZH për Pallatin e Sportit në Korçë

Tre të vdekur, 15 të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në Pakistan, shumë prej viktimave turistë

“Një skelet njeriu dhe një kafshe në murin e kalasë”, zbulim i rrallë në Gjirokastër

Zjarret në Përmet djegin 15 hektarë pyje dhe kullota, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shabani i përgjigjet Lapajt: Po shpif, s’kam qëllim të të pengoj të futesh në Kuvend

Turqia dhe Libia forcojnë marrëdhëniet, kompania turke do përmirësojë 8 aeroporte në bashkëpunim me fondin libian të rindërtimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.