19:29 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po bëhet propagandë, ka rrezik serioz”, Shehu për koronavirusin: Qeveria është e vonuar, nuk ka as maska të thjeshta

16:33 | 25/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po bëhet propagandë, ka rrezik serioz”, Shehu për koronavirusin: Qeveria është e vonuar, nuk ka as maska të thjeshta

I ftuar në studion e lajmeve të Fax News ditën e sotme ishte ish-minsitri i Shëndetësisë, Tritan Shehu i cili e hapi bisedën për çështjen mjaft shqetësuese të koronavrusit.

Shehu tha se masat në Shqipëri do duhej të ishin marrë një muaj më parë, ndërsa përmendi mungesën e theksuar të pajisjeve parandaluese si për stafet mjekësore, ashtu edhe për qytetarët.

Ish-ministri ka bërë edhe një krahasim të mënyrës së menaxhimit të situatës në shtetin fqinj të Italisë, dhe përgatitjeve që janë bërë në vendin tonë për menaxhimin e një situate të mudshme të shfaqjes së epidemisë.

“Këtu po bëhet propagandë, Rilindja tregon se nuk ka asnjë rrezik, kur në fakt ka rrezik sepse fqinjët tanë kanë pasur një numër të konsideruar rastesh por edhe në deklaratën e drejtuesit të OBSH-së që thotë se bota po shkon drejt një pandemie. Fakti është se qeveria shqiptare është mjaft e vonuar në marrjen e masave, është vonuar 40 ditë në ballafaqimin me këtë epidemi. Është prova më e madhe e një vendi ballafaqimi me epiemi të tilla. Kërkohen politika shëndetësore të cilat organizojnë shërbimin shëndetësor, që bëjnë të mundur përballjen me këto probleme. Rilindja bën show, nuk ka maska as në spitale, sidomos periferitë janë pa maska të thjeshta, nuk ka mjete për raste të tilla për t’u mbrojtur por edhe për të trajtuar të sëmurët. Kemi një kujdes parësor skarco me hapësira bosh, kemi mjekë dhe infermier të nënpaguar, kemi një mungesë të fondit të emergjencës. Ky fond duhet të jetë së paku 30 milionë euro. Është detyrë ligjore të bësh transparencë, nivelin e organizimit. Planet duhej të ishin një muaj e gjysmë para, për mua gjërat u morën me shumë mendjelehtësi, kjo nuk është përgjegjësi e mjekëve dhe e specialisteëve.

Këta ngatërrojnë konceptet e karantinizmit dhe vetëkarantinizmit, problemi shtrohet për karantinë sepse është përgjegjësi e autoriteteve, ndërsa vetëkarantinizmi është zgjedhje. Unë them që ne duhet të marrim masa, Italia ka një sukses të jashtëzakonshëm pavarësisht momentit të parë të shpërndarjes ku doli nga kontrolli. Vetëm një rast të ri kemi në Palarmo, por rastet janë kufizuar sepse u udhëhoq një praktikë aktive, terapi shumë moderne. Të tjerat janë në terapi të zakonshme në spitale shumë të izoluar. Dhe karantinat janë ndërtuar brenda repartevbe ushtarake me të gjitha kushtet që të mos ndodh asnjë incident”, tha Shehu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Lani duart, por qendra shëndetësore 24 orë pa ujë”, denoncon PD: Qeveria po bën propagandë, stafi mjekësor në mëshirë të fatit

Para

VIDEO-LAJM/ Ministria e Shendetësisë: 10 rregulla për t’u ndjekur si të mbrohemi nga koronavirusi

Para
VIDEO-LAJM/ Ministria e Shendetësisë: 10 rregulla për t’u ndjekur si të mbrohemi nga koronavirusi

VIDEO-LAJM/ Ministria e Shendetësisë: 10 rregulla për t'u ndjekur si të mbrohemi nga koronavirusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukësi i jep 1 deputet PD nga lista e hapur, siguron karrige në Kuvend Isuf Çelaj. PS 1 nga lista e mbyllur

Aludimet për ndërhyrjen e Gonzatos në raportin e OSBE/ODIHR, BE: Pretendime të rreme! Bashkimi Evropian nuk kërkon të ndikojë në proces!

“Dua të bëj marrëveshje me Iranin”, Trump paralajmëron: Nëse vazhdon të sulmojë fqinjët, do detyrohem të…

Numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur, Gjirokastra fut në Kuvend Tërmet Peçin, lë jashtë Arben Ristanin

Meloni uron Ramën për rizgjedhjen: Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë po forcohet më tej

6 kutitë e fundit në Durrës! PS vijon kryesimin, socialistët mbrojnë mandatin e 8-të, PD merr 6

Numërimet për kandidatët në qarkun e Kukësit, si paraqiten rezultatet aktuale

Elbasan/ Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët

Tropojë/Vijon numërimi në KZAZ nr. 35, drejt fundit të procesit

Votat preferenciale në Tiranë/ Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Rakipi dhe Alimehmeti! Tabaku në garë me Lorenca Hoxhën. Mbetet jashtë Kuvendit Majko, Meta e Qori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.