23:21 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Po bënin pazare drogë, kapen në flagrancë me 2400 euro 2 të rinjtë në Mat, shpallet në kërkim një tjetër 

14:58 | 12/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Po bënin pazare drogë, kapen në flagrancë me 2400 euro 2 të rinjtë në Mat, shpallet në kërkim një tjetër 

Policia ka zhvilluar ditën e sotme një operacion në Mat, ku ka arrestuar dy shtetas, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Shtetasit R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat, janë kapur në flagrancë nga policia, ndërkohë që në kërkim u shpall shtetasi E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat.

“Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimeve me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administrative Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri- tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.”- njfoton policia.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ulëza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Operacioni i ndjekur me metoda proaktive prej 6 muajsh dhe gjatë kësaj periudhe janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Me finalizimin e operacionit u kapën dhe arrestuan dy shtetas, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Autorët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të një shume eurosh dhe lekësh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Sekuestrohet një sasi vlerash monetare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas 6 muajsh hetime, të ndjekura me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Ulëza”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat.

Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimeve me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administrative Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri- tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram lëndë narkotike, 1 orë dore dhe 1 aparat celular.

Policia e Matit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, po punon intensivisht për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Etiketa: 2400 euroarrestohenmatprnga te rinjve
Pas

“Femra që lidhet me një kriminel për lekë është kafshë”, Rike Roci e prerë në qendrimin e saj

Para

Moti i keq, dallgët nxjerrin në breg kokainë me vlerë 60 milionë euro

Para
Moti i keq, dallgët nxjerrin në breg kokainë me vlerë 60 milionë euro

Moti i keq, dallgët nxjerrin në breg kokainë me vlerë 60 milionë euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.