07:05 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Po bënin pazare drogë në rrugë, arrestohen në flagrancë tre shtetas

09:09 | 01/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapen 102 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 2 persona

Policia e Fierit finalizon me sukses një tjetër operacion antidrogë.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Kreshpan”.

Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, i ndjekur me metodat speciale të hetimit.

Sekuestrohen rreth 13 kg kanabis, 2 automjete, 7 aparate celulare dhe një sasi parash.

Në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, pas një pune hetimore 10-ditore, të ndjekur me metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kreshpan”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Y., 35 vjeç, banues në Kreshpan, Fier;

S. T., 38 vjeç, banues në Kreshpan, Fier;

E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë;

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së shtetasit E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Etiketa: drogeKreshpan
Pas

“Nuk i dilet maxhorancës vetëm me llafe”, nxehet debati në studio, Gjokutaj avokates: Mos ja fut po*dhës kot!

Para

Mori fitoren e parë te Milani, Pioli: Mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh…

Para
Mori fitoren e parë te Milani, Pioli: Mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh…

Mori fitoren e parë te Milani, Pioli: Mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.