29 vjeçarja e cila u nxorr e pajetë nga plazhi i Sarandës mësohet të jetë shtetase angleze. Kjo e fundit është gjetur e mbytur në vendin e quajtur “vapori i mbytur”, ndërkohë që binte në sy fakti që kishte veshje të një zhytësi profesionist.
Njoftimi i plotë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytjeje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
FOTO/ Ishte veshur me rroba zhytësi profesionist, nxirret një grua e pajetë në plazhin e Sarandës