Reperi amerikan Jahseh Dëayne Onfroy, i njohur si XXXTentacion është qëlluar për vdekje në Florida të Amerikës.
Mediat e huaja raportojnë se ai ishte duke blerë një motoçikletë kur një person i armatosur thuhet se vrapoi drejt tij dhe e qëlloi me armë zjarri.
“Të paktën një nga të dyshuarit gjuajti një armë që goditi Onfroy. Dy persona ikën me veturën e tipit SUV, një ngjyrë të errët. Dyshohet se kjo ka ndodhur për grabitje, por hetimet do të vazhdojnë”, thuhet në njoftim.
Albumi më i fundit i XXXTentacion, i patitulluar ishte numër 1 në SHBA këtë vit dhe përmbante hite “Sad” dhe “Changes”. Deri më tani janë shitur mbi dy milionë kopje të albumit vetëm në SHBA.
Televizioni televiziv britanik, Louis Therous, e përshkroi Onfroy-in si një “talent të madh” me “demonët personalë”.
Ai kishte probleme ligjore që nga mosha 16 vjeçare gjersa ishte dërguar në një qendër të paraburgimit për të rinjtë shkaku i posedimit të një arme. Në vitin 2016, ai u arrestua dhe u akuzua për grabitje dhe sulm me një armë vdekjeprurëse.
Pasi u arrestua sërish për rrahjen e të dashurës shtatzënë, ai i dhuroi 100 mijë dollarë për programet e parandalimit të dhunës në familje.
Stephanie Martinez, një 29-vjeçare që jeton në lagje, sapo po kthehej nga pishina me fëmijët e saj, kur dëgjoi tre të shtëna. Ajo shkoi në fund të rrugës dhe pa trupin e rapperit në makinë.
Ndërkohë që pas ngjarjes të shumtë kanë qenë artistët me famë botërore që kanë shprehur keqardhje.
https://www.youtube.com/watch?v=aYiM4UCOf2w
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post